
Policia e Kosovës, ka arrestuar këtë të premte, sulmuesin e Gjilanit, Theuphilus Solomon. Në drejtim të lojtarit kishte një fletë-arrest ndërkombëtar.
Kjo është bërë e ditur edhe nga klubi i Gjilanit, ndërsa në Kosovë raportojnë se kërkesa për arrestimin e lojtarit është bërë nga Shqipëria.
Gjithçka lidhet me të kaluarën, kur sulmuesi ishte pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore. Asokohe, Solomon u arrestua nga policia për dhunë ndaj të dashurës dhe qëndroi për disa kohë pas hekurave.
27-vjeçari nigerian u la i lirë dhe ishte në pritje të gjyqit, ndërsa sot u kërkua arrestimi i tij. Në vijim klubi i Gjilanit, pritet të dalë me një njoftim ku të sqarojë plotësisht çështjen.



