Ndeshja e kthimit në Rumani, Gurishta: Nuk premtoj kualifikimin, por futbollit nuk i dihet

Ndeshja e kthimit në Rumani, Gurishta: Nuk premtoj kualifikimin, por futbollit nuk i dihet

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ka folur para mediave, një ditë para ndeshjes, ku shkodranët do të përballen me rumunët e Universitatea Craiova, në shtëpinë e këtyre të fundit, pasi ndeshja e parë në Shkodër u mbyll në barazim 1-1.

Në fjalën e tij, Gurishta vlerësoi maksimalisht kundërshtarit dhe deklaroi se nuk premton kualifikimin, por shtoi se në futboll nuk i dihet dhe kjo mund të realizohet.

Nesër e parashikoj ndeshje të vështirë. Sa i përket lojtarit të rrezikshëm, mund të them me pastërti se krahu i majtë i tyre është pika e fortë e kundërshtarit. Duke pasur parasysh dy lojtarët e krahut të majtë, janë lojtarë të kombëtares, por gjithsesi ky fakt nuk më tremb aspak. Unë do të jap maksimumin dhe kjo më motivon më shumë për të dhënë 100 përqind në fushën e lojës.

Oferta nga Rumania? Superliga rumune është më e fortë se ajo shqiptare. Dy vitet e fundit u afruan dy lojtarë si Batha dhe Hoxhallari. Jam lojtar nën kontratë. Kam edhe 1 vit kontratë. Të ardhmes s’i dihet.

I kemi ndjekur ndeshjet e Craiova  të vitit të shkuar. Dhe me këtë domethënë nuk ka asnjë favorit. Craiova vitin e shkuar ishte favorit, por u eliminua nga një ekip shqiptar.

Shansi i jonë këtë vit ishte që kaluam direkt në turin e dytë. Turin e parë do e kishim pasur detyrim ta kalonim. Nuk kemi presion, e dimë nivelin e kundërshtarit që na ka rënë. Nuk mund të jepja një premtim për kualifikimin, por premtoj që do të japim maksimumin dhe do të dalim me kokën lartë. Në futboll nuk i dihet, mund të ketë edhe kohë shtesë, ne jemi përgatitur për çdo situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy