
Fare pak vite i kanë mjaftuar sulmuesit të Juventusit Federico Chiesa për tu afirmuar si një ndër më të spikaturit në qarkullim .
Ishte Fiorentina ajo që i dha shansin për tu bërë pjesë e Juventusit, ekip në të cilin është shëndërruar në lider duke përfituar njëkohësisht nga largimi i Cristiano Ronaldos . Evolucioni i 23 vjeçarit i ka dhënë rezultatet në pak kohë dhe tashmë është bërë pjesë e planeve të Carlo Ancelottit i cili kërkon të shënojë një risi me Real Madridin.
Pavarësisht se ofensiva e ‘’ Galaktikëve ‘’ është shumë e frikshme me lojtarë si Eden Hazard , Vinicius Junior, Benzema , Rodrigo dhe Marco Asensio , italiani nuk është mjaftuar me kaq dhe e shikon talentin e Juventusit një përforcim ideal për ‘’ Los Blancos ‘’ sepse puna e bërë me këtë skuadër meriton duartrokitje.
Nuk anashkalohet as një shkëmbim kokë më kokë me një ndër lojtarët e sipërpermendur për të reduktuar koston e këtij operacioni që parashikohet mjaft e konsiderueshme .
Një tjetër aspekt është se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do ti jepte një shtysë të madhe kundërshtarit të mundshëm në Uefa Champions League , fakt që do të konceptohej një autogol për bardhezinjtë të cilët per me teper kane humbur nje finale me gjigandët e Primera Division në të kaluarën .
7 ndeshjet e para të Federico Chiesas me juventinët janë kanalizuar në 2 gola dhe një asist por një gjë është e sigurtë se vlerat e treguara entuziazmojnë çdo skuadër me emër .



