Sllovenia i shkoi shumë afër fitores së parë në këtë Europian, por në fund u barazua nga Serbia.
Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Karcinik zhbllokoi sfidën në minutën e 69-të.

Megjithatë, një gol i shënuar nga Jovic në minutën e 95-të, barazoi shifrat, duke shmangur humbjen e Serbisë.
Me këtë barazim, Sllovenia mban vendin e dytë në grupin C me 2 pikë, ndërsa Serbia mbetet e fundit me 1 pikë.



