Tirana dhe Partizani, nuk kanë gabuar, në duelet e tyre, për garën për titullin kampion.
Bardheblutë, triumfuan 1-3 ndaj Laçit në transfertë, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Goli i Florent Hasanit dhe dopieta e Hilës, i dhanë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Shehit. Me këtë fitore, Tirana mban vendin e parë me 63 pikë, 2 më shumë se Partizani.
Këta të fundit regjistruan gjithashtu fitore, teksa mposhtën 2-1 Vllazninë, me shumë vështirësi.
Pas një pjese të parë, shumë të mirë, të cilën e mbyllën në avantazh të dy golave të shënuar nga Rrapaj dhe Sota, në të dytën të kuqtë hasën shumë vështirësi.
Vllaznia shënoi me Balajn në minutën e 52-të, ndërsa kishte edhe raste të tjera për të barazuar, por nuk ia dolën të shënojnë.
Pavarësisht humbjes, shkodranët mbeten në vendin e katërt me 46 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e gjashtë me 44 pikë.
RENDITJA:



