Jadon Sancho mendon largimin

Jadon Sancho mendon largimin

 Merkatoja e verës së kaluar i dha shansin Manchester United për të bërë një investim shumë të fuqishëm me kalimin e Jadon Sanchos në  ‘’ Old Trafford ‘’.  ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ shpenzuan 80 milionë euro për anglezin duke i ‘’ vjedhur ‘’ një element shumë të rëndësishëm Borussia Dortmundit që iu desh të dorëzohej për të riparuar problemet ekonomike.

Megjithatë kalimi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ nënkupton  një sfidë të vështirë për 21 vjeçarin i cili pavarësisht largimit të Ole Gunnar Solskjaer nuk po jep rezultat as me  Ralf Ragnick në stol. 

Por jo gjithçka është e humbur për anglezin sepse pas dere janë Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munchen të gatshëm për ti ofruar një ambjent më komod në funksion të sukseseve në të ardhmen.

Tre gjigandët europianë janë të bindur në aftësitë e Jadon Sanchos por duhet pritur se çfarë rendimenti do të kenë 20 herë kampionët e Premier Leagues me gjermanin në stol  dhe se si do të adaptohet në skemat e ishi-t të Leipzigut .  

Interesi për britanikun mund të konsiderohet edhe si një mësim për Manchester United , drejtuesit e të cilit duhet të japin maksimumin për ta ndihmuar mesfushorin që ta lërë pas këtë situatë të ndërlikuar sepse përndryshe do të shkelmonin automatikisht investimin dhe luftën e bërë për Jadon Sanchon në verën e kaluar.  

Me pretendentë të tillë gjithçka është e mundur por nëse marrim në konsideratë cilësitë e anglezit dhe qëllimet e Manchester United për më tej , sigurisht që kjo çështje do të shqyrtohet me detaje sepse nxënësit të Ralf Rangnick ndoshta i duhet edhe pak kohë për tu adaptuar në skemat e 63 vjeçarit .  Gjatë këtij sezoni Jadon Sancho numëron 18 ndeshje dhe 2 gola  por Manchester United beson fort se situata për të do të ndryshojë me kalimin e javëve .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy