
Babai i lojtarit shqiptar, Kristian Shpendi, dënua me përjashtim nga stadiumet për tre vitet e ardhshme.
Shkak për këtë, u bë një episod aspak i këndshëm në ndeshjen e fundit, mes Cesena dhe Obia në Serie C në Itali.
Liman Shpendi, u fut në fushë në fund të takimit dhe goditi portierin kundërshtar, pasi ky i fundit dëmtoi Kristian Shpendin.
Drejtësia italiane, e ka përjashtuar për tri vite dhe është i detyruar që ndeshjet e dy djemve të tij, Kristian dhe Stiven Shpendi, duke t’i ndjekë nga TV.



