
Të premten, nis faza e dytë e Superiores, që do të luajë javën e 10-të.
Ndeshjet janë të ndara në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Kukësi-Vllaznia ngre siparin të premten në orën 14:00, ndërsa tre orë më vonë, luhet ndeshja tjetër mes Erzenit dhe Laçit.
Derbi Tirana-Dinamo do të luhet të shtunën në orën 14:00, ndërsa në 17:00, do të luhen dy sfidat e fundit për këtë javë, Skënderbeu-Egnatia dhe Teuta-Partizani.
Java 10
E premte, 27 tetor 2023
Kukësi – Vllaznia ora 14:00
Erzeni – Laçi ora 17:00
E shtunë, 28 tetor 2023
Tirana – Dinamo ora 14:00
Skënderbeu – Egnatia ora 17:00
Teuta – Partizani ora 17:00



