Zidane kërkon  Ronaldon tek Parisi

Zidane kërkon Ronaldon tek Parisi

Me një Mauricio Pochettino që vijon të mos bindë , drejtuesit e Paris St Germain prej kohësh ia kanë shkelur syrin Zinedine Zidanes për ta transferuar  në ‘’ Parque de Prince ‘’ .

‘’ Zizou ‘’ i njeh shumë mirë ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe fakti se është ndër më të mirët në botë, pa dyshim kërkesat e francezit  janë të larta .

49 vjeçari gjithmonë ka synuar drejtimin e një ekipi që ofron garanci për titujt dhe kuq e blutë janë në një situatë tepër motivuese për çdo trainer .

Sipas  ‘ Daily Mirror ‘ , ishi i Real Madridit e ka kushtëzuar udhëtimin drejt kryeqytetit francez me transferimin e Cristiano Ronaldos , ish nxënësin e tij tek ‘’ Galaktikët ‘’ .

Pavarësisht se luzitani, tashmë 37 vjeçar, Zinedine Zidane beson në aftësitë e yllit të ofensivës  dhe kërkon të formojë një treshe magjike me Leo Messin dhe Neymar Junior që do ta shëndërronte ish kampionin e Ligue 1 në një ekip të papërballueshëm .

Besimi në aftësitë e sulmuesit nga Madeira i ka shkaktuar shumë buzëqeshje tek ‘’ Los Blancos ‘’ por pavarësisht se vitet kanë kaluar , ‘’ Cr7 ‘’ nuk njeh asnjë limit dhe një skuadre të tillë i duhen elementë që bashkjetojnë me suksesin.

Nëse potenciali i Nasser Al Khelaifit do ta përballojë këtë operacion , Zinedine Zidane do të ketë shansin për të nisur eksperiencën e dytë në kontinentin e vjetër , ku do të pretendohet padiskutim fitimi i Champions Leagues , trofe për të cilin Paris St Germain  gjithmonë ka luftuar .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy