Adrien Rabiot nuk është më një lojtar i Juventusit. Largimi i mesfushorit është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi.
Francezi largohet nga “Zonja e Vjetër”, pas pesë sezoneve, ku ishte kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Rabiot ka dalë lojtar i lirë në merkato edhe është në kërkim të një skuadre të re.
Me fanellën e Juventusit, mesfushori regjistroi 157 ndeshje të luajtura, ndërsa shënoi 18 gola.



