Erzeni vazhdon me ecurinë e shkëlqyer në Superiore. Shijakasit triumfuan ndaj Kukësit, në një ndeshje delikate për dy ekipet.
Skuadra e drejtuar nga Xhavahir Kapllani, ia doli të fitojë 0-2, golave të Alan në fund të pjesës së parë dhe Nonato në minutën e 62-të.
Me këtë humbje, thellohet kriza e Kukësit, që mban vendin e fundit në renditje me 16 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e katërt me 26 pikë, 5 pikë më pak se Tirana kryesuese.



