
Eleminimi nga Champions League i ka shërbyer Mauricio Pochettinos për të tentuar fuqizimin e disa pozicioneve të rëndësishme të Parisit . Kryeqytetasit kanë nevojë urgjentisht për një alternativë në krahun e djathë të mbrojtjes sepse ka shënuar lehtësi të dukshme për kundërshtarët gjatë sezonit . Italiani Alessandro Florenzi nuk ka arritur ta bindë argjentinasin dhe të gjitha parashikimet flasin për rikthimin në ‘’ Olimpico ‘’. Kalkulimet e bëra nga traineri 49 vjeçar janë ndalur tek Serge Aurier.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka përjetuar një eksperiencë me kuq e blutë në të kaluarën dhe ky fakt mund ta lehtësojë rikthimin në ‘’ Parque De Prince ‘’ . Portali “ Rmc Sport “ deklaron se ky operacion mund të kapë 10 milionë eurot sepse vitin tjetër Serge Aurier e përfundon kontratën me ‘’ Spursat ‘’ dhe këta të fundit do të evitonin largimin e tij nga ‘’ White Hart Lane ‘’ me parametër zero . Duke qenë se flitet për një skuadër që mund ti plotësojë kërkesat e Daniel Levyt , kurrsesi Tottenhami nuk do të rrezikojë për këtë operacion sepse do të ngelte me duar bosh në verën e ardhshme .
Profili i tij përputhet me filozofinë e Mauricio Pochettinos sepse ka në dispozicion lojtarë të niveleve të larta , aspekt që evidenton një bashkim forcash për të avancuar ashtu siç duhet drejt suksesit të munguar në tërë këto vite tek Parisi siç është fitimi i Uefa Champions Leagues . Nuk duhet anashkaluar se Serge Aurier arriti të bëhej pjesë e kampioneve në fuqi të Ligue 1 në 2014 të cilët derdhën 10 milionë euro në arkat e Toulouse dhe në 2017 londinezët arritën transferimin e lojtarit të lindur në Ouragahio për 25 milionë euro.
Kjo alternativë do të shënonte fillimin e një revolucioni në lidhje me krahun e djathtë të mbrojtjes sepse pavarësisht inkursioneve të shumta Serge Aurier është shumë i fortë në luftën një kundra një dhe i krijon më tepër siguri Paris St Germain gjatë ndeshjeve .



