
Taulant Seferi është largimi i radhës nga Tirana. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Ukrainë, te skuadra e Vorskla.
Këta të fundit thuhet se kanë arritur marrëveshjen me Tiranën për rreth 500 mijë euro. Ditën e sotme, Seferi është nisur nga aeroporti i Shkupit drejt Ukrainës.
Më skuadrën e re, sulmuesi do të firmosë kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 270 mijë euro.



