Inzaghi i lumtur pas Kupës, Allegri: Interi më i fortë se Juventusi

Inzaghi i lumtur pas Kupës, Allegri: Interi më i fortë se Juventusi

Massimiliano Allegri, e pranoi pas finales së Kupës, se skuadra e Interit është më e fortë se Juventusi. Në prononcimin për mediat, tekniku bardhezi, zbuloi edhe arsyet e nervozizmit, çka sollën edhe kartonin e kuq për të.

Ai nuk e kurseu edhe vlerësimin për arbitrin Valeri, për të cilin tha se e menaxhoi mirë një ndeshje të rëndësishme.

Një person nga stoli i Interit më shkeli dhe u nervozova dhe kështu erdhi dhe reagimi im i keq, për këtë gjë jam i sigurt që kartonin e kuq e meritova.

Më vjen keq për humbjen pasi luajtëm mirë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shohim përpara.

Bravo Interit për fitoren, por edhe Valerit për arbitrimin. Ndeshje të tilla janë të vështira, por ai vendosi në mënyrë të drejtë dhe me autoritet. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të minimizojnë diferencën me Interin, që është dukshëm një ekip më i fortë.

Në krahun tjetër, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se ndihet krenar që i riktheu zikaltërve dy trofe që mungonin prej shumë vitesh.

Ne e dimë që kemi këto dy ndeshjet e fundit shumë të rëndësishme. Nga nesër në mëngjes do të mendojmë intesivisht, por mendoj se është gjithashtu e drejtë të shijojmë një mbrëmje të tillë, një trofe që i shtohet Superkupës së fituar disa muaj më parë.

Ishin dy trofe që Interit i kishin munguar prej vitesh, jam shumë i kënaqur që isha unë ai trajner që bëri të mundur këtë gjë. Dua të përgëzoj ekipin tim, ata nuk janë dorëzuar në asnjë sekondë të lojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy