Pas mbërritjes në Paris, kryerjes së vizitave mjekësore, firmës në kontratën e tij dhe zyrtarizimin si lojtari i ri i PSG-së, lojtari më i ri i PSG-së, Lionel Messi, po prezantohet fillimisht në konferencën për media.
Ditën e nesërme, Messi, do të kryejë stërvitjen e tij të parë me një ekip të ri në karrierën e tij pas 21 vitesh me Barcelonën.
Siç raporton e prestigjiozja franceze “L’Equipe”, për yllin argjentinas, dita e nesërme do të jetë një shtetrrethim i vërtetë, me forca të shumta policore dhe me dronë survejimi sipër fushës së qendrës stërvitore të PSG-së.
6 herë fituesi i “Topit të Artë”, firmosi dje një kontratë dy vjeçare me skuadrën parisiene nga ku do të përfitojë 40 milionë euro neto në sezon.



