
Ekipet e Arabisë Saudite vijojnë të jenë tejet të përfshira në merkato.
Shumë lojtarë në vitet e fundit kanë vendosur të transferohen duke qenë se ofertat kanë rezultuar tejet bindëse.
Tashmë, një ekip të cilit nuk i është deklaruar emri ka vendosur të nisë ofensivën për Kang In Lee, lojtar që ka lënë gjurmë tek Paris St Germain.
Koreano-jugori ka ditur ta befasojë Luis Enriquen, një trainer i cili ka mbërritur në ‘’ Parque de Prince ‘’ me idetë e qarta, të fitojë shumë tituj, kryesisht atë të Champions Leagues.

24 vjeçari ka hasur disa vështirësi duke qenë se tek ‘’ Les Pariziens ‘’ rivaliteti vijon të jetë shumë i ashpër dhe ndoshta të qënit protagonist në një ligë krejtësisht ndryshe në aspektin cilësor por e fuqishme në atë ekonomik mund ta bindë.
Drejtuesit e Paris St Germain ende nuk janë shprehur në lidhje me këtë interes por besohet se do ta bëjnë një gjë të tillë në javët vijuese.
Në Arabinë Saudite janë të ndërgjegjshëm se Kang In Lee mund ti japë një tjetër impakt ekipit ku mund të transferohet, i cili po zhvillon sezonin e dytë me ish fituesit e Ligue 1.



