Shkëlqeu ndaj Romës, Hysaj: Ndeshje speciale, derbi shëron dhimbjet

Shkëlqeu ndaj Romës, Hysaj: Ndeshje speciale, derbi shëron dhimbjet

Elseid Hysaj, ishte një nga lojtarët më të mirë, në fitoren e Lazios në derbi ndaj Romës. Pas ndeshjes, Hysaj u shfaq shumë i lumtur për këtë triumf, ndërsa shtoi se për të ishte ndeshje speciale.

Sipas tij, një fitore në derbi i shëron dhimbjet dhe tha se është i lumtur që skuadra nuk ra preh provokimeve nga kundërshtari.

Ishte e pamundur ta humbisja këtë ndeshje, u shërova duke marrë disa ilaçe kundër dhimbjeve, pas dëmtimit të pësuar. Më duhej të qëndroja në fushë dhe dhashë gjithçka. Për mua kjo ndeshje është speciale dhe ka tension të madh.

Derbi është një qetësues dhimbjesh. Të jep shtytjen e duhur. Të gjithë dhamë maksimumin dhe ndihmuam shokët. Tifozët ishin fantastikë, na dhanë një dorë të madhe. Ne japim gjithçka për ta, sepse ata i meritojnë këto rezultate.

Fitorja e derbit të dytë është një gjë vërtet e bukur dhe pak njerëz e përjetojnë. Fjalët e Mourinho ishin të rëndë, por siç thotë ai, nuk do të ketë as derbi të tretë për ta, kështu që ne po vazhdojmë në rrugën tonë. E dimë që Roma është një ekip që i pëlqen të bëjë shumë zhurmë në fushë, bëmë mirë që nuk ramë preh e provokime të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy