
Zërat e fundit në lidhje me të ardhmen e Ferran Torresit tashmë kanë marrë fund.
Sulmuesi ka vendosur të qëndrojë tek Barcelona duke treguar besnikërinë ndaj kësaj skuadre
U mendua se blerja e Vitor Roques mund t’ia reduktonte mundësite e aktivizimit duke qenë se pas përfundimit të sezonit do të zhvillohet Europiani por ishi i Valencias synon të vijojë të luftojë për një vend titullari tek ‘’ Los Cules ‘’ për të qënë në lartësinë e duhur , lajm i bërë me dije nga ‘ Sport ‘
Kontrata e golashënuesit mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2027-tës dhe vendimi i tij ka shkaktuar entuziazëm në kampin katalanas, sidomos tek traineri Xavi Hernandez.
Për pjesën e mbetur të sezonit sigurisht Barcelona e ka konsoliduar repartin ofensiv pasi bashkë me Ferran Torresin ish mesfushori ka në dispozicion Raphinha, Lamine Yamal, Lewandowskin, Vitor Roquen, Joao Felix.
Në sezonin aktual, lojtari në fjalë, protagonist në shumë raste edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ numëron 19 sfida, 5 gola dhe 1 asist, një vlerë e shtuar tek gjigandët e La Ligas dhe më gjerë.



