
Luzia Gega nderon përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medalje ari në 3000 metra me pengesa.
Në nderim të kampiones, sot prej orës 11:00 do të mbahet një ceremoni pritjeje në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për sportisten Luiza Gega, e cila u shpall kampione e Europës, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.
Kampione e Europës, në një garë që ajo nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë gjithnjë në krye dhe e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet.
Një triumf i madh ky jo vetëm për Luiza Gegën, trajnerin e saj Taulant Stërmasi por edhe për atletikën shqiptare.



