Dede: Nuk e di si do shkojë Vllaznia në Europë pas largimeve të shumta, klubet po reflektojnë

Dede: Nuk e di si do shkojë Vllaznia në Europë pas largimeve të shumta, klubet po reflektojnë

Trajneri Nevil Dede, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për lëvizjet e skuadrave, sa i përket pozicionit të trajnerëve. Në lidhje me skuadrat që ende nuk kanë zgjedhur trajnerin, Dede deklaroi se klubet po reflektojnë. Referuar largimeve të shumta te Vllaznia, Dede deklaroi se shkodranët duket se do të shkojnë me lojtarë të rinj në Europë. “Disa skuadra janë vonë që s’kanë vendosur për trajnerët. Klubet që kanë pikëpyetje, janë duke reflektuar. Po shikojnë për të ndërtuar skuadrat nga e para. Laçi ka kaluar një zhgënjim për sezonin e fundit. Kishin luhatje të mëdha. Ka klube që përdorin rastin ku trajneri vendos për gjithçka. Ka klube që vendosin mes drejtuesve dhe trajnerit. Ka edhe klube që merkaton e bëjnë ata dhe flasin me trajnerin për objektivat. Nga Vllaznia janë larguar shumë lojtarë dhe shikoj që mund të shkojnë me lojtarë të rinj. Nuk e di si do të shkojnë në Europë.”, tha Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy