Kobbie Maino, objektiv i Paris St Germian

Kobbie Maino, objektiv i Paris St Germian

Si në çdo merkato tjetër edhe në vijuesen Paris St Germain parashikohet një ndër protagonistët.

Pavarësisht ecurisë mjaft premtuese në çdo kompeticion Luis Enrique gjithmonë tenton përmirësimin dhe në fakt deri tani strategjitë i kanë rezultuar të qëlluara në shenjë. 

Kobbie Maino është përfshirë në listën e spanjollit, pjesë e Manchester United prej katër sezonesh tashmë. 

21 vjeçari aktivizohet si mesfushor dhe po performon në lartësinë e duhur me të ashtuquajturit ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.

 Edhe pse kontrata i përfundon në 30 qershorin e 2031-shit ‘’ Les Pariziens ‘’ në çdo rast janë të avantazhuar, fillimisht për arsye të potencialit në aspektin ekonomik dhe pa dyshim në atë sportiv. 

Me ‘’ Luchon ‘’ në stol suksesi është i garantuar i cili i ka plotësuar Nasser Al Khelaifit një objektiv të hershëm, fitimin e Champions Leagues. 

Në rastin konkret duhet thënë se Kobbie Maino ka shfaqur veten edhe tek ‘’ Tre Luanët ‘’, situata e të cilit në ‘’ Old Trafford ‘’ filloi të ndryshojë me Michael Carrick.

 E sigurtë është se një kalim në ‘’ Parque de Prince ‘’ mund të rezultojë me tituj në të ardhmen e afërt duke qenë se gjigandët e Ligue 1 dhe të Europës janë kandidatë në çdo sezon. 

Edhe Napoli luftoi në të shkuarën për talentin nga Stockport por u refuzua menjëherë nga krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy