
Revolucioni i Real Madridit po merr formë çdo ditë e më shumë . Sezoni i vështirë i madrilenëve u fuqizua me eleminimin nga Champions League kundër Chelseat por mbetet në luftë për Primera Division . Zinedine Zidane për të cilin kohët e fundit ka shprehur interes Juventusi nuk kërkon të humbasë më kohë dhe ka filluar ti vërë gishtin emrave që mund të përshëndeten me ‘’ Santiago Bernabeun ‘’ në verë . Emri i publikuar së fundmi është ai i Alvaro Odriozolës .
Për spanjollin ekziston një interes nga Athletic Bilbao dhe ky fakt e impulson largimin e 25 vjeçarit nga Madridi . Sipas Marcas ‘’ Los Merengues ‘’ nuk kanë në mëndje ta shesin anësorin por të praktikojnë formulën e huazimit për arsye se në të kaluarën hasën vështirësi për ta blerë nga Real Sociedad , operacion që i kushtoi 35 milionë euro . Gjithsesi rendimenti që ka lënë për të dëshiruar nuk i krijon aspak pendesë ‘’ Zizous ‘’ i cili nuk e shikon si një garanci për vijimësinë dhe dëshiron të afrojë një tjetër anësor . ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duhet të mendohen mirë mbi këtë çështje sepse lufta për Alvaro Odriozolën nuk përfundon me kaq dhe ky do të ishte huazimi i dytë për lojtarin nga San Sebastian pas atij tek Bayern Munchen .
Ky sezon ka rezultuar si mos më keq për të sepse ka treguar se nuk është në nivelin e duhur për të përfaqësuar ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët kërkojnë të kthejnë faqen në sezonin e ri . Disfata në gjysëmfinale të Champions Leagues e ka forcuar Real Madridin që do të ketë në dispozicion edhe tre javë të Primera Division ku do të mundohet të thyejë rivalitetin e Barcelonës dhe Atletico Madridit për të shtuar trofeun e 35-të në vitrinë .
Lufta mbetet shumë e hapur sepse diferenca midis të trejave është vetëm 2 pikë dhe një gabim i njerës prej tyre do të rezultonte katastrofik sepse teorikisht do ti thonin lamtumirë titullit kampion .



