
Përfundimi i kontratës në 30 qershor dhe mosarritja ende e një akordi për rinovimin e saj , sigurisht e ka bërë Nacho Fernandezin pjesë të planeve të dy ekipeve shumë të njohura në Serinë A .
Inter dhe Roma po e ndjekin me kujdes mbrojtësin, i cili spikat për adaptimin në disa pozicione , pavarësisht se eksperienca me Real Madridin i ka përmbushur pritshmëritë.
Prezenca e David Alabas , Eder Militaos dhe Antonio Rudiger , e kanë lënë në prapavijë 33 vjeçarin , i cili konsiderohet mbrojtësi i katërt në dispozicion të Carlo Ancelottit.
Nga ky fakt do të tentojnë të përfitojnë zikaltërit dhe ‘’ Verdhekuqtë ‘’ , të cilët i kanë hapur derën për të startuar një tjetër eksperiencë , në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër.
Për të fituar një vend titullari tek ‘’ Galaktikët ‘’ duhet të japësh gjithmonë maksimumin pasi në rast të kundërt është shumë e vështirë të qëndrosh në të famshmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.



