City dhe Chelsea në luftë për Lewandovskin

City dhe Chelsea në luftë për Lewandovskin

Të ardhmes së Robert Lewandovskit i janë shtuar dy opsione tepër tunduese . Kur mendohej se polaku ishte i harruar në Europe dhe me shumë mundësi do ta kishte fatin në Major League Soccer janë shfaqur dy skuadra potente të Premier Leagues .  Sipas Espn Chelsea dhe Manchester City kanë hyrë në luftë për polakun që renditet ndër më produktivët në kohët që flasim.  Fituesi në fuqi i çmimit ‘’ The Best ‘’ do të ketë përballë ofertat e rivalëve të finales së madhe të Champions Leagues të cilët konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Europë .  

Fakti se është drejt fundit të karrierës nuk  ka rezultuar aspak problematik për ‘’ Blutë e Londrës dhe ‘’ The Citiziens ‘’ të cilët janë të impresionuar me statistikat e arritura nga 32 vjeçari .  Polaku i ka thyer të gjitha parashikimet gjatë këtij sezoni sepse   ka  shënuar  43 gola  në 37 ndeshje të shoqëruara këto me 8 asiste . Në një moshë të tillë ky rast është shumë i vështirë të ndodhë  por Robert Lewandovski ka ditur të mos dorëzohet në momente të ndërlikuara dhe ka mbërritur  me meritë në këtë stad .

Theksi i këtij operacioni qëndron tek përgjigjja e bavarezëve që parashikohet se do të jetë një ‘’ jo ‘’ absolute sidomos kur flitet për perla të tilla dhe gjithashtu për faktin se kontrata e sulmuesit nga Varshava do ta ketë momentin final në 2023- shin .  Bayern Munchen e ka analizuar me detaje  situatën e Robert Lewandovskit dhe duke marrë në shqyrtim arritjet e jashtëzakonshme   nuk do ta lërë të largohet nga ‘’ Allianz Arena ‘’ për më pak se 70 milionë euro, plotësisht e justifikuar në rast se i referohemi aktualitetit që po përjeton nxënësi i  Hans Dieter Flick .  

Gjithsesi Manchester  City dhe Chelsea  nuk do ta kenë aspak problem këtë shifër por duhet pare përgjigjja e gjermanëve  dhe cili projekt e bind më shumë pykën e Bayernit për të vijuar në po të njëjtat ritme karrierën .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy