Jhon Lucumi, drejt Atalantës

Jhon Lucumi, drejt Atalantës

Me largimin e Gian Piero Gasperinit dhe mbërritjes së Ivan Juric në ‘’ Gewiss ‘’, Atalanta do të nisë një tjetër etapë në historinë e saj.

Bergamaskët kanë treguar ndër vite se mbeten një ndër ekipet më cilësorë të Serisë A, rival tejet i vështirë edhe në Europë. 

49 vjeçari ka filluar të mendojë në lidhje me sezonin vijues dhe pak e nga pak po i përcakton objektivat e merkatos së verës. Një ndër to është edhe Jhon Lucumi, determinant tek Bologna dhe Kolumbia në vitet e fundit.

 26 vjeçari është treguar shumë profesionist në prapavijë, i cili i ka dhënë shumë siguri këtij reparti. 

Mënyra e lojës së ishi-t të Deportivo Calit pëlqehet nga tekniku kroat, të cilin e presin sfida të rëndësishme duke ditur se ‘’ La Dea ‘’ është pretendente serioze për fitimin e titujve, ashtu siç e ka treguar edhe me ishi-n e Genoas.

 Italianët do të jenë pjesëmarrës në Champions League në sezonin vijues, fakt i cili merret në konsideratë nga shumë lojtarë, një ekip që mund të vërë në vështirësi çdo rival. 

Sezonin e shkuar Jhon Lucumi e përfundoi me 44 sfida dhe 1 gol dhe kalimi i mundshëm tek Atalanta do të ishte sigurisht një hap përpara në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy