
Pas largimit të Elton Marinit, klubi i Partizanit ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv. Ky post i është besuar ish-sulmuesit të të kuqve, Arbër Abilaliaj. Kjo është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi, ku u bë edhe prezantimi i trajnerit të ri, Zoran Zekiç. Abilaliaj kohët e fundit ishte shfaqur shumë i afërt me Partizanin dhe kjo ngriti dyshime se mund të merrte një post drejtuesi, çka u konfirmua edhe këtë të hënë. “Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.”, shkruan klubi i Partizanit.



