Tirana ka zyrtarizuar goditjen e bujshme në merkato ditën e sotme. Redon Xhixha largohet nga Laçi dhe vishet bardheblu. 23-vjeçari është prezantuar ditën e sotme nga klubi kryeqytetas, ndërkohë që ka firmosur një kontratë për 3 sezonet e ardhshme.
Sulmuesi doli si futbollist i lirë dhe te Tirana nuk humbën kohë, duke mbyllur marrëveshjen, ndonëse akordi ishte arritur prej kohësh.
Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit dhe Xhixha tashmë është vënë nën urdhrat e trajnerit Shehi.
Sulmuesi e njeh mirë kampionatin shqiptar, teksa në vitet e fundit ka qenë ndër lojtarët më të spikatur në Superiore.



