Bayern Munchen në avantazh për Ginter

Bayern Munchen në avantazh për Ginter

 Mbrojtësi i Borussia Monchengladbah Matthias Ginter ka fituar shumë pikë gjatë kohëve të fundit,  fakt që interpretohet si një mundësi ideale për të ndryshuar rrjedhën e karrierës . Kjo histori provohet me interesin e Barcelonës , por gjërat nuk kanë mbetur me kaq sepse orët e fundit Bayern Munchen ka menduar t’ia vështirësojë rrugën katalanasve .

27 vjeçari e përfundon kontratën në 30 qershorin e ardhshëm dhe nga 1 janari i 2022-shit  do të jetë i lirë për të  filluar negociatat me cilindo klub që dëshiron .

Megjithatë në këtë histori është pjesëmarrës edhe Atletico Madridi , por sigurisht bavarezët do të nisen të favorizuar për perlën e futbollit gjerman  . 

Për më tepër nxënësi i Matthias Ginter konsiderohet një ndihmë shumë e madhe nga Adi Hutter , por futja në luftë e gjigandëve respektivisht të La Ligas dhe Bundesligës ia reduktojnë shpresat ‘’ Los Colchoneros ‘’ për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pavarësisht se nuk mund të anashkalohet fakti se çdo merkato ka prodhuar shumë surpriza .

Dominimi absolut i Bundesligës mbetet një sukses më vete për skuadrën nga Mynihu por objektivi për fitimin e  Champions League në vitrinën e mbushur me trofe  është prioritet absolut për drejtuesit e gjermanëve sezon pas sezoni.

17 ndeshjet e një niveli mbresëlënës me një skuadër të dorës së dytë në Bundesligë mund të jetë bileta e Matthias Ginter drejt  hedhjes se një hapi shumë të rëndësishëm në karrierë gjatë merkatos së dimrit e cila është shumë afër startit .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy