Vllaznia e femrave nuk ia doli dot të arrijë një rezultat pozitiv në “play-off” e Champions League, teksa janë mposhtur në shtëpi nga Juventusi. Një humbje kjo që praktikisht e bën thuajse të pamundur kualifikimin e Vllaznisë për më tej.
Shkodranet rezistuan vetëm 13 minuta, kur italianet kaluan në avantazh me Cristiana Girelli. Në minutën e 44-t, ishte suedezja Lina Hurting që dyfishoi shifrat për Juventusin. Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola, por italianet e femrave janë thuajse të kualifikuara për në fazën e grupeve.



