
Menjëherë pasi te Milani u njoftuan se portieri, Mike Maignan do i nënshtrohej një operacioni në dorë dhe do mungojë për 10 javë, drejtuesit nisën nga puna për të gjetur një zëvendësues.
Në këtë situatë, kuqezinjtë vendosën të afrojnë në skuadër portierin italian, Antonio Mirante. Ky i fundit ishte pa kontratë dhe mund të firmosë pa problem me “Djallin”.
Marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar. 38-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Juventus, Parma, Bologna, Sampdoria dhe së fundmi Roma.



