
Mason Greenwood, u largua nga Manchester United dhe pritet të jetë lojtari i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, klubi i Al Ettifaq, ka shfaqur interes për 21-vjeçarin.
Trajneri Steven Gerrard e do lojtarin në skuadër dhe këtë dëshirë ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve, të cilët kanë nisur menjëherë nga puna.
Sulmuesi ndaj të cilit akuzat për tentativë përdhunimi, sulmi dhe kontrolli shtrëngues u hoqën në shkurt, e ka pranuar se i duhet një fillim i ri në këtë fazë të karrierës së tij.



