Fitorja ndaj Juventusit, Spalletti: Nuk ishte e lehtë, e meritojmë vendin ku jemi

Fitorja ndaj Juventusit, Spalletti: Nuk ishte e lehtë, e meritojmë vendin ku jemi

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, u shfaq shumë i lumtur pas fitores minimale, që skuadra e tij regjistroi ndaj Juventusit në transfertë.

Duke folur për mediat, Spalletti tha se nuk ishte e lehtë pas eliminimit nga Champions League, ndërsa shtoi se Napoli e meriton vendin e parë në renditje.

Kur fiton këto ndeshje, kundër një kundërshtari të këtij niveli dhe ke këtë renditje në tabelë, vendos tulla të rënda. Lojtarët me të drejtë festuan pak, aq më tepër duke pasur parasysh faktin se goli erdhi në kohën shtesë. Megjithatë presim të hapim shishet dhe zemrat, duhet edhe pak kohë.

Vetëm i kam komplimentuar djemtë, ne luajtëm një ndeshje të mirë përpos vështirësive. Nuk ishte e lehtë pas eliminimit nga Champions League, do të ishte e vështirë të bësh më shumë se kaq.

Nëse i jetojmë këto ndeshje të gjithë bashkë, gëzimet dyfishohen, sikur të gjithë të përjetojmë disfata bashkë, vuajtjet janë sa gjysma. Kemi luajtur lojën që kemi dashur që nuk është e lehtë sepse ndonjëherë episodet të drejtojnë në pista të ndryshme, por duke këmbëngulur me idetë e tua në planin afatgjatë shpërblehesh dhe mendoj se dolëm mirë dhe e merituam këtë renditje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy