Leandro Paredes, ishte pjesë e Juventusit në sezonin e fundit, aty ku luajti i huazuar nga PSG. Megjithatë huazimi te italianët ka përfunduar dhe mesfushori duhet të rikthehet te kampionët e Francës, me të ardhmen, që ende nuk e ka të qartë. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Paredes deklaroi se zgjedhja e parë është qëndrimi te PSG, duke thënë se do i pëlqente shumë të punonte me trajnerin Enrique, i cili përflitet se do të marrë drejtimin e parisienëve. “Ende nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm, deri tani do kthehem sërish në Paris. Është e mundur që Luis Enrique të jetë trajneri i ri i PSG-së dhe mua vërtet më pëlqen ideja që të punoj me të. Zgjedhja ime e parë është të qëndroj. Entuziazmohem vetëm kur mendoj që do të stërvitem me të.”, deklaroi Paredes.



