Shqipëria U-17/ Kualifikueset e Europianit, trajneri Behari publikon listën e lojtarëve

Shqipëria U-17/ Kualifikueset e Europianit, trajneri Behari publikon listën e lojtarëve

Trajneri i Shqipërisë U-17, Ardi Behari, ka publikuar listën e lojtyarëve, për tre ndeshjet kualifikuese të Europianit, ndaj Portugalisë, Çekisë dhe Malit të Zi.

Në listën me 21 emra, tetë lojtarë vijnë nga ekipet shqiptare, teksa aktivizohen me klubet e Partizanit, Tiranës, Skënderbeut, Akademisë së Futbollit dhe Vllaznisë. Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë jashtë me klube të ndryshme europiane si Inter, FeralpiSalo, Udinese, Verona, Juventus, SudTirol, Olympiacos, Darmstad, Empoli, Venezia dhe Genoa.

Shqipëria U-17 ndodhet në Grupin 5 bashkë me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ekipi i drejtuar nga Ardi Behari do të udhëtojë drejt Portugalisë mëngjesin e të shtunës më datë 11 nëntor dhe do të grumbullohet në Lisbonë, aty ku do të zhvillojë përgatitjet dhe seancat stërvitore.

Më datë 15 nëntor është programuar sfida e parë kualifikuese ndaj Portugalisë në orën 18:00, ndërsa tre ditë më vonë më 18 nëntor, në orën 13:30 do të luhet ndeshja e dytë kundër Çekisë. Sfida e fundit do të zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 17:00 ndaj Malit të Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy