Ronald Araujo, opsion për Liverpoolin

Ronald Araujo, opsion për Liverpoolin

 Duke qenë se e ardhmja e Ibahima Konates në ‘’ Anfield Road ‘’ nuk është e sigurtë, tek Liverpooli po punohet me shumë përkushtim për ti gjetur një zëvëndësues të denjë.

Disa emra kanë qarkulluar së fundmi në zyrat e anglezëve, të cilëve i është bashkuar edhe Ronald Araujo.

 Uruguajani vjen pas një sezoni dëmtimesh dhe aktualisht e ka humbur garën me Eric Garcian. 

Në fakt për 26 vjeçarin interesi i klubeve në Premier League gjithmonë ka ekzistuar dhe duke patur parasysh se francezi mund të jetë pjesë e Real Madridit, qendërmbrojtësi nga Rivera është përfshirë në planet e trainerit Arne Slot për vijimësinë. 

Eksperienca e akumuluar ndër vite dhe të qënit tejet kompetitiv, si në nivel klubesh ashtu edhe tek kombëtarja ‘’ Charrua ‘’ e shëndërrojnë në një element ideal për çdo ekip elite. 

Momentalisht Ronald Araujo po kalon disa peripeci tek ‘’ Blaugranët ‘’ dhe drejtuesit e ish kampionëve të Champions Leagues e mirëpresin në një ndër kampionatet më të bukur të Europës. 

Cilësitë e tij janë idealet për lojën që zhvillohet në Angli pasi është tejet i saktë në dyluftimet në ajër, potent dhe i vështirë për çdo rival. 

Mirëpo, gjithçka do të varet nga oferta e presidentit e ‘’ Të Kuqve ‘’ Tom Werner dhe nëse do të jetë tunduese, ishi i Boston Riverit mund ti japë fund eksperiencës në Katalunjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy