
Nuk ka më dyshime. Orges Shehi do të jetë trajner i ri i Partizanit. Kjo është bërë e ditur nga vetë drejtori i të kuqve, Arbër Abilaliaj.
Ky i fundit duke folur në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Erzenin, konfirmoi akordin me trajnerin Shehi.
Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti, i cili ka që në verë. Ditët në vijim kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin. Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin.
Kjo është në aspekt të dytë sepse më e rëndësishme ndeshja nesër, kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Orges Shehi ishte projekt qe kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj ditët në vazhdim do ta konkretizojmë.



