
Ish-lojtari Ermal Tahiri, në rolin e analistit në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka treguar një problem që ka parë te Shqipëria në ndeshjet e fundit. Tahiri thotë se te Kombëtarja ka thyerje disipline, gjatë kohës kur janë në fushë dhe kjo u pa qartë në ndeshjen me Poloninë sipas tij.
“Kemi një ndryshim nga ndeshja me Poloninë. Fitorja na bën mirë dhe na ndihmon në grup. Më vjen mirë për Brojën. Trajneri tha që nuk e bind, por ja ku e zgjidhi ndeshjen. Diskutojmë shumë për lojtarët dhe nuk diskutojmë diçka tjetër. Ka thyerje disipline te lojtarët brenda fushe. Ndaj Polonisë u thyem sepse nuk kishte disiplinë në fushë. Krenohemi me mbrojtësit, por këta ndaj Polonisë nuk ishin vendosur mirë dhe bënin gabime. Në bindjen time, sot pashë një ndryshim me Bajramin. Ka lojtarë që janë shumë të mirë për kampionate të tjera, por në Kombëtare nuk bëjnë mirë. Sot pashë Laçin, i dha një impuls tjetër lojës kur u fut. Unë e pashë Hungarinë të ndarë në dy pjesë, 5 prapa dhe 5 para. Ne edhe për 100 minuta të tjera nuk do bënim gola, por fati që shënoi Broja. Këtij të fundit t’i japim besim. Mentaliteti i ekipit kombëtar duhet të ndryshojë.”, u shpreh Tahiri.



