
Shqipëria fitoi miqësoren e dytë dhe të fundit para Euro 2024.
Kuqezinjtë e Silvinjos, triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Azerbajxhanit.
Ndeshja u zhbllokua nga një supergol i Bajramit në minutën e 12, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Manaj në minutën e 82-të dhe Laçi në minutën e 88-të. Golin e vetëm për Azerbajxhanin e realizoi Gurbanli në minutën e 90-të.
Kjo ishte miqësorja e fundit para Europianit, aty ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.



