Diaby , i preferuari i Ancelottit për sulmin

Diaby , i preferuari i Ancelottit për sulmin

  Pas shumë emrave që kanë qarkulluar së fundmi tek Real Madridi në lidhje me sulmin, edhe Moussa Diaby është bërë pjesë e listës së Carlo Ancelottit.

Francezi konsiderohet një ndër më premtuesit për të ardhmen dhe ‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë të firmosin me golashënuesin në merkaton e verës, e cila i hap dyert zyrtarisht në 1 korrik.

Paraqitjet e mrekullueshme me Bayer Leverkusenin parashikohet se do ti mbushin në mënyrë të konsiderueshme arkat e gjermanëve por fillimisht kryeqytetasit duhet të mposhtin Manchester United dhe Paris St Germain për 23 vjeçarin.

Kalimi i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do ti jepte mundësinë trainerit italian për ta patur gati në mungesë të Vinicius Juniorit, kyç në sukseset e ‘’ Los Merengues ‘’ në vitet e fundit.

Në sezonin aktual Moussa Diaby ka arritur të shënojë 14 gola në 42 sfida dhe momentalisht Bayer Leverkusen është afër zonës europiane , pavarësisht se i mbeten edhe katër sfida për të zhvilluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy