
Hyrja në garë e Chelseat për Gavin e ka vështirësuar qëndrimin e sulmuesit në ‘’ Camp Nou ‘’.
Drejtuesit e Barcelonës ende nuk e kanë regjistruar në ekipin e parë , fakt që i ka shtyrë drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për të negociuar transferimin e spanjollit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
Tanimë kanë filluar kontaktet e anglezëve me agjentin Ivan de la Pena dhe familjarët e tij për të parë deri ku mund të arrijnë në lidhje me këtë objektiv.
Një tjetër faktor i cili mund të ndikojë në largimin e 18 vjeçarit nga Katalunja është edhe Luis Enrique, trainer që konsiderohet kandidat potencial për të marrë drejtimin e Chelseat në fundin e këtij sezoni.
Ishi i Barcelonës e njeh shumë mirë golashënuesin dhe drejtuesit e kësaj skuadre do të shfrytëzojnë këtë fakt dhe të realizojnë një ofertë të bujshme për të firmosur me yllin e ‘’ Azulgranëve ‘’.
Me ardhjen e Todd Boehly-t , tek Chelsea është investuar fuqishëm sepse objektivi i manjatit amerikan është rikthimi tek titujt.



