
Gjatë merkatos së verës duket se do të zhvillohet një tjetër ‘ Superclasico ‘ në Primera Division për Alessandro Bastonin.
Italiani prej kohësh është pretenduar nga Barcelona me ngulm por në orët e fundit ka hyrë në garë Real Madridi.
Si për ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe çdo ekip tjetër interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ përbën një kërcënim real.
Flitet se Florentino Perez mund të ofrojë rreth 70 milionë euro për ishi-n e Parmës, një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër.
Shtatë sezonet tek Interi kanë nxjerrë në pah cilësitë e Alessandro Bastonit, i cili shumë shpejt mund ti japë lamtumirën ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’.
Një kalim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sigurisht do të konsiderohej një ndër më të bujshmit në këtë periudhë, tashmë një prioritet për drejtuesit e të ashtuquajturve ‘’ Los Blancos ‘’.
Siç dihet pavarësisht peripecive Real Madridi ofron garanci për titujt në të ardhmen dhe natyrisht çdo lojtar entuziazmohet me këtë ide.
S’duhet harruar se në të shkuarën edhe Manchester City ja hapi dyert e ‘’ Etihad Stadium ‘’ 27 vjeçarit, kontrata e të cilit me zikaltërit përfundon në 2028-tën.
Tashmë i ngelet krerëve të kampionëve në fuqi të Scudettos ta analizojnë me detaje këtë çështje duke qenë se Alessandro Bastoni vijon të jetë stabël në 11-shen e formuar nga traineri Cristian Chivu.



