
Rikthimi i Mauricio Pochettinos në Angli , këtë herë për të drejtuar Chelsean i ka entuziazmuar drejtuesit e klubit, në veçanti pronarin Todd Boehly, i cili ka investuar fuqimisht për kryeqytetasit. Sezoni i kaluar rezultoi një dështim për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , të cilët fatkeqësisht nuk mundën të kualifikohen për në Europë por me argjentinasin në stol do të tentohet që kjo histori të hidhet pas krahëve. Objektivi i ishi-t të Tottenham Hotspurit tanimë është Romeo Lavia, lojtar që u aktivizua për Southamptonin në sezonin e kaluar , skuadër e rënë në Championship. Sipas informacioneve të fundit , manjati amerikan ka përgatitur çekun prej 60 milionë eurosh për belgun, për të cilin është interesuar dhe Liverpooli bashkë me Manchester City-n. Hyrja në garë e ‘’ The Redsave ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ thekson një lloj vështirësie për Chelsean por duhet parë se çfarë do të ndodhë në javët vijuese për 19 vjeçarin. Ndoshta mospjesëmarrja e londinezëve në Europë mund të rezultojë një fakt i mjaftueshëm për disa lojtarë për të mos zgjedhur ‘’ Stamford Bridgen ‘’ si destinacionin e ardhshëm por sidoqoftë tek Chelsea ka filluar një tjetër etapë, me një trainer që e një shumë mirë këtë ekip për arsye të përballjeve në të kaluarën.



