Situata te Barcelona nuk është aspak qetë, pasi kohët e fundit kanë nisur të qarkullojnë zëra për një shkarkim të mundshëm të trajnerit aktual Roland Koeman. Akoma më shumë zërat u shtuan pas barazimit që skuadra katalanase regjistroi ndaj Granadas në kampionat.
Barcelona do të zbresë nesër përsëri në fushë, teksa përballet me Cadiz dhe në prag të kësaj sfide para mediave ka folur trajneri i katalanasve. Koeman doli në konferencë të klubit ku thuhej se ishin në krahun e tij dhe më pas braktisi konferencën, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.
“Klubi është në krahun tim si trajner në një situatë rindërtimi. Situata sportive ka lidhje me situatat financiare dhe anasjelltas dhe kjo nënkupton që duhet rindërtuar klubi dhe ekipi pa pasur mundësinë që të bëhen investime të mëdha dhe kjo kërkon kohë.
Talentet e reja mund të jenë yje botërore pas dy vitesh. Gjëja e mirë është që të rinjtë të kenë mundësinë si Xavi e Iniesta, por kërkohet durim.
Procesi që po kalojmë në skuadër duhet të mbështetet në mënyrë të pakushtëzuar ne fjalë dhe fakte. Të mbështetet politika teknike dhe procesi që po realizojmë.
Unë e di që mediat e njohin këtë proces. Nuk është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë. Shpresojmë te mbështetja juaj në këto kohë të vështira. Ne si skuadër jemi shumë të lumtur me mbështetjen e madhe të tifozëve ashtu siç e kishim kundër Granadës.”, tha Koeman.



