
Shtatë sezonet tek Manchester United kanë reflektuar edhe njëherë se Bruno Fernandes mbetet një ndër më të spikaturit në kontinentin e vjetër.
Kapiteni thuhet se është drejt përfundimit të eksperiencës në ‘’ Old Trafford ‘’ për të cilin parashikohej se pretendentët nuk do të mungonin.
Në fakt kështu ka ndodhur dhe drejtuesit e Bayern Munchenit do të tentojnë gjatë merkatos së dimrit ta largojnë nga 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe flitet për një ofertë rreth 50 milionë euro nga presidenti Herbert Hainer.
Pavarësisht ulje-ngritjeve të Manchester United Bruno Fernandes ka patur një nivel optimal por mungesa e titujve në aspektin kolektiv konsiderohet një shqetësim.
Vizioni për lojën, teknika dhe kapaciteti për ta menaxhuar ritmin e saj në momente të vështira e kanë shëndërruar në një lider në 11-shen e Ruben Amorim.
Do të jetë jo e lehtë që bavarezët të përfitojnë shërbimet e fantazistit 31 vjeçar, edhe pse nuk e përjashton largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.
Fitimi i titujve konsiderohet një prioritet dhe nëse situata e Manchester United nuk do të ndryshojë mund të humbasë një ndër pilarët e formacionit titullar.
5 gola dhe 7 asiste në 17 sfida është kontributi në sezonin aktual, shoqëruar me një lojë për tu duartokitur.



