
Edhe pse tashmë 41 vjeçar Thiago Silva vijon të tregojë cilësitë në fushat e blerta.
Thuhet se braziliani është afër rikthimit tek Milani, ekip me të cilin në të shkuarën zhvilloi tre sezone.
Qendërmbrojtësi është i ndërgjegjshëm se mbetet edhe pak kohë për të nisur Botërori dhe dëshiron ta përfaqësojë përsëri Brazilin.
Sigurisht është një sfidë shumë e rëndësishme në karrierën e çdo lojtari dhe ishi i Paris St Germain beson se me aktivizimin në Europë do ta arrijë objektivin.
Drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ po punojnë intensivisht për ta arritur marrëveshjen duke ditur që Thiago Silva mund ti japë më tepër siguri prapavijës dhe eksperiencë.
Të qënit lider, leximi i lojës, të qënit bindës dhe i vështirë për çdo rival janë aspekte mëse të mjaftueshme për t’iu ribashkuar shtatë herë fituesve të Champions Leagues.
Dyert e ‘’ San Siros ‘’ gjithmonë do të jenë të hapura për lojtarin nga Rio de Janeiro i cili e njeh shumë mirë Serinë A dhe mund të riadaptohet pa shumë probleme.
Massimilliano Allegri e pret me shumë entuziazëm Thiago Silvan, i cili spikat për potencën, inteligjencën në aspektin taktik dhe efektivitetin në çdo duel.
Siç dihet mosha është vetëm një numër dhe diferencën e bën dëshira për këtë sport dhe Thiago Silva beson se i mbeten edhe disa vite në elitën e futbollit europian.
Gjatë dy sezoneve me Fluminensen ka rishfaqur cilësitë e padiskutueshme, i cili mund të jetë një ndër të grumbulluarit nga Carlo Ancelotti për këtë eveniment.



