Manchester United synon Osmihen

Manchester United synon Osmihen

Mbërritja e Erik Ten Haag në ‘’ Old Trafford ‘’ i ka impulsuar drejtuesit e Manchester United   të cilët po bëjnë një punë shumë voluminoze në javët e fundit me qëllimin e përforcimit të reparteve ku anglezët  kanë çeduar gjatë këtij sezoni.

Victor Osmihen i Napolit preferohet shumë nga hollandezi i cili është një trainer tepër i kujdesshëm në përzgjedhjen e elementëve dhe njëkohësisht ka një përgjegjësi shumë të madhe mbi supe sepse drejton një ekip që ka shënuar rënie në vitet e fundit .

Manchester United ka nevojë urgjente për ndryshim dhe të përfshihet sezonin e ardhshëm ndër më të fortët e kontinentit të vjetër dhe për fatin e anglezëve, sipas ‘ As ‘ 23 vjeçari e shikon një shans për progres transferimin tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ gjatë një merkatoje që do ti hapë dyert në datën 1 korrik e cila parashikohet si gjithmonë shumë emocionuese dhe me të papritura.

Eksperienca për tu harruar e Ralf Rangnick rezultoi edhe një mësim për gjermanin i cili duhet të përgatitet akoma më shumë për të përballuar aventura të tilla, të cilat domosdoshmërisht duhet të finalizohen me suksese duke marrë parasysh emrin e kësaj skuadre.

Duhet kujtuar se sulmuesi i ‘’ Il Partenopei ‘’ do ti kushtojë paksa xhepave të drejtuesve të Manchester United për të cilin italianët  shpenzuan 80 milionë euro në verën e 2020-tës.

  Kapaciteti i ishi-t të Wolfsburgut është demostruar menjëherë tek bardhekaltërit duke u shëndërruar kështu në një referencë për sulmin e tyre dhe gjatë këtij sezoni e ka shpërblyer besimin e Luciano Spalletit me 16 gola  dhe 5 asiste në 28 sfida dhe në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ tashmë ka filluar të shpresohet se mund të firmosin me nigerianin që nuk ka të ndalur me progresin e tij .

Tre ndeshjet e mbetura në Premier League konsiderohen tejet të rëndësishme me objektivin e pjesëmarrjes në Champions League por djemtë e Ralf Rangnick duhet patjetër të fitojnë duke shpresuar që Tottenham Hotspuri të gabojë, pavarësisht se është shumë e vështirë që ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ të lëshojnë pe sepse për ta ky kompeticion mbetet prioriteti absolut në çdo sezon .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy