
Stiven Shpendi ishte një nga lojtarët më të spikatur te Cesena në sezonin e fundit në Serie C, aty ku në 29 paraqitje, arriti të shënojë 12 gola. Pikërisht kjo formë e shkëlqyer e sulmuesit 20-vjeçar nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, në gjurmët e Shpendit është vënë edhe Juventusi. Klubi bardhezi është në kërkim të talenteve për të ardhmen dhe në listën e drejtuesve është edhe futbollisti shqiptar. Për Stiven Shpendi, interes kanë shfaqur edhe Lecce me Empolin.



