
Pavarësisht se prej shumë vitesh nuk njeh kundërshtarë në Bundesligë dhe është një rekordmen i padiskutueshëm , Bayern Munchen vijon i fiksuar me Champions Leaguen , kompeticion që e njeh shumë mirë.
Merkatoja konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme për të riparuar disa reparte që kanë lënë për të dëshiruar pavarësisht se me ecurinë e deritanishme, gjithçka është në rrugën e duhur.
Drejtori sportiv Hazan Salihamidzic po punon fort për ta zgjidhur këtë situatë sa më shpejt dhe po ndjek katër lojtarë shumë premtues që konsideron se mund ti japin shpejt efektet në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Sergino Dest , Matthias Ginter , Gleison Bremer dhe Ryan Gravenberch janë alternativa që të bëjnë të shpresosh dhe ishi i Leipzigut mendon se drejtuesit e kanë potencialin për ti bindur pavarësisht se konsiderohen të paprekshëm në skuadrat e tyre respektive .
Ashtu siç ndodh gjithmonë në botën e futbollit, kritikat janë të paevitueshme për çdo skuadër dhe Bayern Munchen kërkon ta harrojë këtë episod pasi merkatoja e verës është afër dhe do të tentohet pa reshtur ndyshimi i disa aspekteve që kanë çeduar në sezonin aktual , ku nuk anashkalohen as largimet si përshembull ai i Robert Lewandowskit që pretendohet me ngulm nga Chelsea dhe Real Madridi .
Përpara kësaj situate, duke shtuar këtu objektivat e Bayern Munchen , bëhet i domosdoshëm fuqizimi me elementë të rinj dhe të sipërpërmendurit kanë zhvilluar një sezon bindës deri më tani duke fituar shumë pikë për ndërrimin e destinacioneve në merkaton vijuese .
Tërësisht të favorizuar në Bundesligë , gjermanëve i mbetet akoma rrugë në Champions League dhe në çerekfinale duhet të bëjnë shumë kujdes sepse është një fazë shumë e nxehtë dhe me kalimin e ditëve do të mësohet edhe rivali i tyre .



