U luajtën këtë të enjte, dy ndeshje, të vlefshme për javën e 21 në Superligën e Kosovës.
Ballkani nuk fali, teksa mposhti minimalisht Trepça 89 në transfertë. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, e shënoi Rrahmani në minutën e 88-të.
Me këtë fitore, Ballkani mban vendin e parë me 47 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Dritës, ndërsa Trepça renditet në vendin e 7-të me 22 pikë.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Llapi ndaj Dukagjinit, duke iu falur golit të Alidemajt, shënuar në minutën e 12-të.



