Përballja Kukësi-Partizani, formacionet që zbritën në fushën e blertë

Përballja Kukësi-Partizani, formacionet që zbritën në fushën e blertë

Pak minuta para fillimit të takimit më të rëndësishëm të javës së 19-të, Kukësi-Partizani, trajnerët kanë bërë publike formacionet.

Skuadra e Kukësit do të luajë si zakonisht me treshen e fortë përpara: Abazaj Gavazaj Shkurtaj. Ndërsa trajneri i Partizanit është kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta dhe ka futur në formacionin bazë Brown, i cili pritet të luajë në mesfushë. Solomon dhe Cinari janë dyshja sulmuese. Përsa u përket tifozëve të pranishëm momentalisht janë një numër reth 4000 -5000.

Skuadra e Kukësit, si organizatore e takimit, vuri në dispozicion autobusë pa pagesë për tifozet e vet për të udhëtuar drejt Tiranës. Ndërkohë që edhe numri i tifozëve të Partizanit nuk është shumë i lartë.

Përsa i përket renditjes, pas fitores së sotme, Tirana është ngjitur në krye, ndërkohë që pritet një ndeshje e fortë pasi të dy skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Ndeshja nis në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy